Kodra e Diellit

Detajet e projektit
Lokacioni: Kodra e Diellit, Tiranë, Shqipëri
Tipologjia: Kompleks rezidencial
Faza e projektit: Ndërtim i ri (i përfunduar)
Objekti: Godinë banimi dhe shërbimi
Sipërfaqja e ndërtimit: Rreth 3,500 m²
Katet: 4–5 kate + parkim nëntokë
Vlera e investimit: Rreth 3 milion €
Statusi: Përfunduar

Vendodhja

“Kodra e Diellit

Projekti Kodra e Diellit përfaqëson ndërtimin e një godine rezidenciale dhe shërbimi në një prej zonave më të kërkuara të banimit në Tiranë. KODRA E DIELLIT është një nga zonat moderne të zhvillimit urban, e orientuar drejt cilësisë së jetesës, infrastrukturës funksionale dhe estetikës urbane.

Ky objekt është projektuar për të ofruar hapësira të përshtatshme për banim dhe shërbim, me organizim modern të brendshëm, fasadë bashkëkohore dhe cilësi të lartë ndërtimi. Projekti përfshin edhe hapësira parkimi nëntokësore, duke rritur funksionalitetin dhe komoditetin për banorët.

Ndërtimi u realizua në partneritet me kompaninë Pajtoni shpk, me një ndarje të roleve teknike dhe ekonomike. Pjesëmarrja në projekt ishte në masën 50% të volumit të punimeve.

Qëllimet e projektit

  • Krijimi i një objekti rezidencial premium në një zonë elitare të Tiranës

  • Aplikimi i standardeve të larta në projektim, konstruksion dhe rifinitura

  • Ofrimi i një mjedisi të qetë, komod dhe të sigurt për banim

  • Integrimi i godinës me arkitekturën dhe urbanistikën e zonës

Fusha e punimeve

  • Ndërtim strukturor betonarme me standard antisizmik

  • Sisteme murature termoizoluese

  • Fasadë dekorative me elementë modernë arkitektonikë

  • Rifinitura të brendshme me materiale cilësore

  • Instalime elektrike, hidrosanitare dhe ventilim

  • Parking nëntokësor dhe sistem impiantor

  • Hapësira shërbimi në kat përdhe

  • Rrjet shërbimesh dhe infrastrukturë urbane mbështetëse

Karakteristika të projektit

  • Godinë 4–5 kate mbi tokë + parkim nëntokë

  • Apartamente me organizim modern dhe hapësira të optimizuara

  • Përdorim materiali me cilësi të lartë

  • Ambient i qetë dhe i sigurt banimi

  • Lidhje e mirë me rrugët dhe shërbimet e zonës

Rezultati

Objekti është dorëzuar dhe i banuar. Ai përfaqëson një standard të lartë të ndërtimit rezidencial modern në Tiranë dhe një nga referencat e forta të kompanisë në segmentin e ndërtimit privat cilësor.

Translate »