Projekti synon të shndërrojë një strukturë të madhe, me pozicion strategjik pranë Komunës së Parisit, në një zhvillim bashkëkohor me funksion rezidencial dhe komercial, duke kombinuar hapësira për banim, zyra, shërbime dhe facilitete komunitare.
Ky zhvillim i ri është konceptuar për t’i dhënë vlerë urbanistike zonës, përmirësuar estetikën arkitektonike të godinës, rritur cilësinë e jetesës dhe krijuar një standard të ri të përzier të përdorimit të hapësirës brenda qytetit.
Qëllimet e projektit
-
Transformimi i një strukture ekzistuese arsimore në funksion banimi dhe shërbimi
-
Krijimi i një kompleksi multifunksional me apartamente, hapësira pune dhe ambiente tregtare
-
Rritje e vlerës arkitektonike dhe urbane të godinës
-
Harmonizim me zhvillimet moderne të zonës