Misioni
Të projektojmë dhe ndërtojmë struktura funksionale, të sigurta dhe estetike, duke përdorur standarde bashkëkohore inxhinierike, materiale të certifikuara dhe procese të kontrolluara cilësie.
KORREKT KONSTRUKSION
KORREKT KONSTRUKSION është një kompani inxhinierike ndërtimi e themeluar më 25 Nëntor 2010, me seli në Tiranë, e specializuar në ndërtim civil e industrial, rikonstruksione, rindërtim publik, impiante teknike dhe projektim. Operojmë me standarde europiane, duke dorëzuar projekte publike dhe private në kohë, me cilësi dhe korrektësi.
Të projektojmë dhe ndërtojmë struktura funksionale, të sigurta dhe estetike, duke përdorur standarde bashkëkohore inxhinierike, materiale të certifikuara dhe procese të kontrolluara cilësie.
Të jemi një ndër kompanitë lider në industrinë e ndërtimit në Shqipëri, me fokus tek inovacioni, efikasiteti dhe ndikimi pozitiv në komunitet.
“Ne kemi zgjedhur të ndërtojmë mbi themele të qarta: besueshmëri, cilësi dhe integritet. Çdo projekt që realizojmë është një angazhim për cilësi dhe një reflektim i përgjegjësisë sonë ndaj shoqërisë dhe klientëve. Objektivi ynë nuk është thjesht të ndërtojmë struktura — por të krijojmë vepra që qëndrojnë, rrisin standardet dhe lënë gjurmë pozitive në hapësirat ku njerëzit jetojnë e punojnë.” — Mirjan Mala, Administrator, CEO
Licenca në kategoritë: punime gërmimi, ndërtim civil & industrial, rikonstruksione dhe fasada, prishje objektesh, impiante hidrosanitare, rifinitura & instalime teknike. Shiko dokumentet zyrtare në faqen “Certifikatat & Licencat”.